Добро пожаловать
Вход

Категории

Daily Love Story - Xhesi rrefen ndjenjat, tregon se eshte gati per hapin e marteses!

Добавлено от Admin В Русские боевики
2 Просмотры

Спасибо! Поделитесь с друзьями!

URL

Вам не понравилось видео. Спасибо за то что поделились своим мнением!

К сожалению, только зарегистрированные пользователи могут создавать списки воспроизведения.
URL


Описание

#LoveStory formati më i ri reality dating show në #TvKlan

Konkurrentja e Love Story, Xhesi Peraj, ka rrëfyer së fundmi pak më shumë nga jeta e saj private.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, bukuroshja nga Shkodra ka folur edhe për eksperiencën e saj në këtë romancë live, teksa ka prekur edhe temën e konkurrencës.
Meri apo Generda, cila përfundon me Saimirin? Xhesi habit me përgjigjen e saj
Je xheloze?
Xhelozia ekziston kur e do një person. Unë jam një person që nuk di të dua pak, ose nuk të dua fare ose të dua shumë. Nuk jam mbytëse sepse më ka ikur ajo mosha e paranojave dhe xhelozive të sëmura sepse kjo ndodh kur ke disa komplekse me veten. Jam xheloze me karar.

Je e realizuar vetë ti?
Nga ana e karrierës po, jam e pavarur, i’a dal vetë. Unë jam gati për hapin më tepër. Unë mendoj se Saimiri është personi i duhur për ta njohur. Shoh ca baza të shëndetshme. Për më tepër i duhet lënë kohës.
“Mes nesh ka lindur diçka më tepër”, Xhesi flet për takimin e radhës me Saimirin
Çfarë ndjesish ke pasur në takimin e kësaj jave me Saimirin?

Njohja me Saimirin ka nisur shumë gradualisht. Gjatë kësaj kohe kam pasur mundësinë që Saimirin ta njoh nga jashtë dhe mbasë në një mënyrë më objektive se vajzat e tjera. Tek takimi i fundit mund të them që m’u duk sikur mes ne të dyve lindi diçka më tepër. Por mbetet për ta parë.
“Mes nesh ka lindur diçka më tepër”, Xhesi flet për takimin e radhës me Saimirin

Si të është dukur Saimiri në marrëdhënie me vajzat?
Një ndër arsyet që unë jam treguar e duruar është se më ka pëlqyer se si është sjellë në takimet e tjera Saimiri. Mendoj se ka ndërtuar marrëdhënie të ndryshme me secilën nga vajzat. Kjo më pëlqen sepse ka ditur t’i japë secilës vendin që i ka takuar.
Të ka bërë përshtypje ndonjë eliminim që ka bërë Saimiri?

Më pati bërë pak përshtypje me Vivienin, ndoshta ngaqë e nisën pak vrullshëm dhe pata menduar “e mori”. Por siç duket nuk e njihja Saimirin aq mirë. Pastaj fillova të njoh edhe logjikën se si Saimiri i merr vendimet. Ai nuk i merr këtu për këtu. Saimiri sheh në vazhdimësi dhe e vlerësoj këtë gjë.

Xhesi: Prindërit do t’i marr me Saimirin në Gjermani
Cili është aktiviteti yt i preferuar në fundjavë?
Të shkoj në Shkodër, të takoj shoqërinë që kam andej, mamin babin, dal ndonjë darkë. Nuk shkoj çdo fundjavë në pub apo kinema, në teatër, më pëlqejnë të gjitha. Jam natyrë shumë e ndjeshme, unë qaj me filma. Motra ime më thotë ti je i vetmi njeri që ke qarë me një film me pinguinë. Film të preferuar kam “Age of innocence”, e preferoj edhe nga romani, është një romancë. Në libër i fantazon personazhet ashtu siç do ti, kurse në film i ke gati.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen
Follow Tvklan on Facebook:
Follow rtvklan on Instagram:
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen

Написать комментарий

Комментарии

Комментариев нет.

Карта сайта и Video sitemap
Яндекс.Метрика